Këshilli i sigurimit i OKB-së, debati i ashpër ruso-amerikan

01.02.2022 11:58

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara patën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së....

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara patën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një debat të ashpër mbi krizën në Ukrainë. Përfaqësuesi rus u shpreh për “histeri lufte”, kolegia e tij amerikane e kundërshtoi.

Me gjithë rezistencën e fortë të Rusisë Këshilli i Sigurimit të OKB-së zhvilloi në Nju Jork një takim të hapur për krizën në Ukrainë.

Ky ishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, sepse Perëndimi ka frikë nga një ndërhyrje ruse në Ukrainë.

Rusia ka dislokuar vazhdimisht trupa brenda kufijve të saj pa shkaktuar histeri. Ambasadori rus në OKB tha se e refuzon seancën e hapur të Këshillit të Sigurimit si “diplomaci megafonike”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield foli për “mobilizimin më të madh të trupave në Evropë prej disa dekadash” dhe tha se dislokimi i më shumë se 100,000 ushtarëve rusë në kufirin me Ukrainën përbën një “kërcënim për sigurinë ndërkombëtare” dhe justifikon një publik. Ajo po ashtu paralajmëroi për një “rrugë të rrezikshme” drejt luftës.

Ambasadori rus në OKB Nebensia mohoi se në kufi ishin dislokuar vërtet 100,000 ushtarë. Ai gjithashtu nuk bëri asnjë lëshim për të lehtësuar situatën dhe u largua nga takimi para se ambasadori i Ukrainës pranë OKB-së, Sergei Kyslytsya, të merrte fjalën.

Kyzlytsya theksoi se Moska ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të besueshëm për veprimet e saj ushtarake. “Prioritet” ka sipas tij një armëpushim në Donbas në Ukrainën lindore.

Në fillim të takimit, Rusia u përpoq ta shmangte takimin në sekondën e fundit me votim. Megjithatë 10 nga 15 shtetet anëtare, votuan pro diskutimit të hapur.