Danimarka heq të gjitha masat anti-Kovid, Austria fillon vaksinimin e detyrueshëm
Danimarka u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që hoqi të gjitha kufizimet e vendosura kundër virusit korona...

Danimarka u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që hoqi të gjitha kufizimet e vendosura kundër virusit korona, pavarësisht numrit rekord të rasteve të shkarkuara nga varianti Omicron. Ky shtet skandinav edhe një herë po heq masën e mbajtjes së maskave, certifikatën e vaksinës, kufizimin e punës së bareve dhe restoranteve. Danimarka kishte bërë një eksperiment duke hequr të gjitha kufizimet edhe në periudhën shtator-nëntor të vitit të kaluar. Klubet e natës do të rihapen dhe po ashtu numër i pakufizuar i njerëzve mund të marrin pjesë në grumbullimet në ambiente të mbyllura.
Vetëm disa kufizime do të jenë në fuqi në kufijtë shtetërorë për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga shtetet që nuk janë në Zonën Shengen. Vendimi për hequr kufizimet bëhet pavarësisht se Danimarka po raporton 40 mijë deri në 50 mijë infektime ditore, shifra që përbëjnë pothuajse 1 për qind të popullsisë prej 5.8 milionë banorësh. Mbi 60 për qind e danezëve janë të vaksinuar me dozën e tretë. Duke përfshirë edhe personat që së fundmi kanë qenë të infektuar me COVID-19, autoritetet daneze vlerësojnë se 80 për qind e popullatës janë të mbrojtur kundër formave të rënda të sëmundjes.
