Komisioni për Sëmundje Infektive, me përbërje të re. Siç bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, kryetar i ri i komisionit do të jetë prof. doktor Aleksandar Petliçkovski nga Instituti i imuno-biologjisë, ndërsa Zllate Mehmedoviq nga shtëpia e shëndetit në Shkup do të jetë person përgjegjës për marrëdhënie me opinionin. Anëtarë të komisionit do të jenë Krsitina Stavridis, Shaban Mehmeti, Kalina Krivçeva Stardellova, Nevzat Elezi, Dugagjin Osmani, Zharko Karaxhovski, Irinka Sotirova Buhova, Katerina Stavriç, Milena Stevanoviç, Zvonko Milenkoviç, Fadil Cana, Marija Dimzova, Ilir Demiri, Viktor Isjamovski, Liljana Sespotovska, Niko Beqarovski, Arben Labënishta, Marija Lluganova, Suzana Malevska, Jovanka Kostovska, Zllatko Arsenievski, Dragan Gjorgjievski, Greta Nikollovska dhe Marija Millova. Komisioni do të mblidhet një herë në javë, bëri të ditur ministri Sali.
“Prej tani e tutje komisioni do të mblidhet në takime të rregullta çdo të martë dhe sipas nevojës edhe më shpesh. Mbledhjet do t’i mbajë kryetari i komisionit dhe sipas nevojës do të jetë i pranishëm në mbledhje edhe ministri i shëndetësisë.”,- tha ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.
Petliçkovski: Te popullsia 12 deri në 18 vjet, përqindje e ulët
Qëllimi i punës së këtij komisioni do të jetë artikulimi i të dhënave shkencore lidhur me pandeminë dhe implementimi i tyre në bazë të rrethanave që ka vendi.
“Qëllimi ynë do të jetë të përmbahemi vetëm te studimet shkencore serioze dhe ato konkludime nga studimet shkencore të provojmë, t’i implementojmë në vend. Dëshiroj të vendos menjëherë një barrierë, ne nuk do të punojmë në parimin në Angli, u hodhën maskat edhe le t’i hedhim këtu maskat, pasi nuk ka shembull vetëm në Angli, ka edhe shembuj tjerë dhe gjithsesi në Maqedoni janë kushtet më specifike.”,- theksoi kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski.
Sa i përket fillimit të gjysmëvjetorit të dy të në shkollat fillore dhe të mesme të vendit, Petliçkovski paralajmëroi skrinin në shkolla për të ndjekur përqindjen e infektimit te nxënësit.
“Nga numrat javorë shohim se te popullsia 12 deri në 18 vjet ka përqindje të ulët të rasteve pozitive. Kjo na jep të drejtë ta propozojmë mësimin me prani fizike, pasi te kjo pjesë e popullsisë nuk ka prani të theksuar të infektimeve.”,- tha kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski.
Sipas Petliçkovskit, Omokroni mund ta shmang imunitetin e arritur te ata që e kanë kaluar variantin Delta, apo imunitetin e arritur me vaksinë nëse ajo është pranuar para shumë kohe, prandaj mundësia e vetme për të shmangur riinfektimet mbetet vaksinimi përfshirë dhe dozën e tretë.