Maqedoni

Filloi gjysmëvjetori i dytë, Shaqiri: Do të publikohen shifrat për nxënës të infektuar

01.02.2022 15:10

Shkollat fillore dhe të mesme në vend pas një muaji pushim filluan gjysmëvjetorin e dytë...

Shkollat fillore dhe të mesme në vend pas një muaji pushim filluan gjysmëvjetorin e dytë, me ç’rast në bankat shkollore u ulën 255 mijë nxënës. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, potencoi se nuk ka informata konkrete se cili është numri i nxënësve dhe kuadër arsimor që janë të infektuar me Kovid-19, por nga komunikimi me drejtorët e shkollave nuk bëhet fjalë për numër të madh. Informacionet e para do të merren nga dita e sotme, ndërsa Komisioni i Sëmundjeve Infektive pritet të vendos edhe për skriningun në shkolla.
 
“Nga dita e sotme si ministri do të jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe do të komunikojmë raportet në mënyrë të vazhdueshme për nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët janë pozitiv. Nga aspekti i skriningut, me Ministrinë e Shëndetësisë do vendoset në komunikimin e parë që do ta kenë sot vendimin Komisioni për Sëmundje Infektive se si do të shkojë procesi i skriningut.”,- tha ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.
 
Komuna e Çairit: Shkollat respektojnë protokollet
 
Shkollat në kuadër të komunës së Çairit respektojnë protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, ndërsa rastet pozitive me Kovid-19 izolohen, thotë kreu i kësaj komune, Visar Ganiu.
 
“Të gjitha protokollet i kemi të rekomanduara nga ministritë përkatëse, kështu që dëshiroj një vit të mbarë vazhdimin e vitit shkollor, kuptohet që komuna e Çairit ka një numër të madh të nxënësve, nëntë shkolla fillore sot filluan me mësim dhe ato janë mbi 8300 nxënës.”,- theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
 
“Nëse mungon ndonjë nxënës, arsimtari e ka obligim të bisedoj me prindin të shoh arsyen se çka ka. Sa i përket të punësuarve të gjithë janë negativ, janë prezent në punë ka vetëm dy të personelit teknik të cilët janë në izolim që tani është shtatë ditë.”,- u shpreh drejtori i Sh. F. “Kongresi i Manastirit”, Faik Xhoni.
 
Sa i përket mbajtjes së rregullt të maskave nga ana e fëmijëve, nga MASh me përgjigje se për këtë vendos Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, ndërsa MASh zbaton vendimet e miratuara.  
 
FLUTURA LATIFI