Takimi i grupeve të punës për ekonomi, Besimi: Do të ketë bashkëpunim real me Sofjen
Tërheqja e investimeve, financimi i projekteve...

Tërheqja e investimeve, financimi i projekteve dhe rritja e shkëmbimit tregtar mes Shkupit dhe Sofjes, kanë qenë temat kryesore në mbledhjen e grupeve të punës mes RMV-së dhe Bullgarisë.
Përveç përfaqësuesve qeveritarë, në takime kanë marrë pjesë edhe afaristë dhe ekonomistë nga të dy vendet, që sipas ministrit Fatmir Besimi, theksi i bisedës është vendosur në bujqësi dhe në promovimin e bashkëpunimit tregtar.
“Në mbledhje u prezantuan tema në fushën e bashkëpunimit në inovacioneve, investimeve, përkrahjen e ndërmarrjeve dhe zhvillimit teknologjik. Po ashtu u bisedua edhe për harmonizimin e rregullativës ekonomike, programet në bujqësi si dhe për instrumentet inovative për financim.”,- deklaroi ministri i financave, Fatmir Besimi.
Ministri bullgar, Lorer: Duam mekanizëm mbrojtës për investitorët
Me Maqedoninë e Veriut kemi sistem ekonomik të njëjtë, tha ministri bullgar për inovacione, Daniel Lorel. Thekson pritshmëritë për bashkëpunim, duke theksuar edhe nevojën e mekanizmit për mbrojtjen e të drejtave të investitorëve, respektivisht të mos ketë diskriminim tregtar në individë.
“Duam që veprimtaria investuese mes dy shteteve të ketë transparencë maksimale. Që të mos ketë spekulime, ne në nivel më të lartë politik duam të kemi qasje deri në maksimum dhe kur ndonjëra palë të paraqet ndonjë diskriminim, për këtë të informohet edhe kryesia politike, që të mundet rasti të zgjidhet sa më shpejtë. Ne duhet të jemi të hapur maksimalisht me investitorët e të dyja vendeve.”,- deklaroi ministri bullgar i inovacioneve dhe zhvillimit, Daniel Lorer.
Javën e kaluar, në kuadër të konferencës mes dy qeverive në Sofje, u nënshkruan tre memorandume, ai për liberalizimin e transportit të mallrave, memorandumi për zhvillim të lidhjes hekurudhore Shkup-Sofje, si dhe memorandumi në fushën agrokulturës. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
