Kodi Zgjedhor, VMRO me partitë e vogla për një njësi zgjedhore
Grupi parlamentar i VMRO–DPMNE-së.....

Grupi parlamentar i VMRO–DPMNE-së në mbështetje të partive të vogla për kërkesën e tyre për një njësi zgjedhore.
Nga takimi i realizuar në kuvend me kryetarët e tre partive “Për ripërtëritje Demokratike të Maqedonisë”, Partisë Demokratike të Turqve dhe Partisë Serbe janë dakorduar që propozim ligji të hapet sa më shpejtë për debat.
Nga partia “Për Ripërtëritje Demokratike të Maqedonisë” të prerë, kërkojnë një njësi zgjedhore dhe hapjen e listave që deputetët e zgjedhur të jenë pasqyrim i drejtpërdrejt i vullnetit të qytetarëve.
“Ne duam një njësi zgjedhore pa pragun zgjedhor, lista të hapura dhe 50% gra në lista. Atë që biseduam me kolegët e VMRO–DPMNE–së ishte që fokusi i ligjit tanimë disa muaj në kuvend të vihet në ndryshimin e modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore. Kishim qëndrim të përbashkët rreth kësaj çështje, se ky propozim ligj do të duhet sa më shpejt të diskutohet.”,- tha deputetja e “Partisë Ripërtëritje Demokratike të Maqedonisë”, Maja Moraçanin.
Moraçanin thotë se janë gati që të lëshojnë pe në pjesën e pragut zgjedhor. Për VMRO–në korrekte do të ishte që pragu të vihej në përputhje me numrin e qytetarëve që kanë votuar e jo atyre të evidentuar. Partia e Mickovskit kërkoi nga LSDM që mbështetjen për një njësi zgjedhore të mos japin vetëm në forma deklarative.
“Propozim ligji për një njësi zgjedhore, i cili për fat të keq ende gjendet në sirtarin e spikerit Talat Xhaferi, është mirë që të hyjë në procedurë dhe të vihet në debat të komisionit që të mund gjithkush ta thotë mendimin e tij dhe e dyta VMRO – DPMNE mbështet modelin zgjedhor një njësi zgjedhore, i cili në të ardhmen duhet ta përputhim me pragun e të drejtës komparative.”,- u shpreh deputeti i VMRO–DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
Në takim nuk është prekur kërkesa e VMRO–DPMNE–së për shfuqizimin e qeverisë 100 ditëshe të Përzhinës, e për të cilën partia e Moraçanin mbështet të njëjtën. Deputetët e VMRO–së ndryshimet zgjedhore të mërkurën do t’i shtjellojnë me deputetët e Lëvizjes Besa. (Meral Ismaili, TVM2)
