Maqedoni
Mblidhet Këshilli i Sigurisë, Pendarovski: Gjendja e sigurisë është stabile
01.02.2022 17:01
Gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe s’ka indicie që rrezikon integritetin dhe suvernitetin e vendit....

Gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe s’ka indicie që rrezikon integritetin dhe suvernitetin e vendit. Tensionet në rajon shënojnë rënie falë aktivitetit të shtuar diplomatik të bashkësisë ndërkombëtare, ndërkaq kufiri mes Ukrainës dhe Rusisë konsiderohet si zonë me rrezik të lartë. Ky është vlerësimi i Këshillit të Sigurisë në seancën e 14, ku për herë të parë merrni pjesë dy anëtarë, sipas funksionit, kryeministri i ri, Dimitar Kovaçevski, dhe ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
“Anëtarët e Këshillit të Sigurisë konstatuan se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe për tani s’ka indicie që dëshmojnë se mund të vjen deri te rrezikimi i integritetit territorial dhe suvernitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Institucionet me kompetencë e ndjekin situatën rregullisht dhe nëse ka nevojë janë të gatshme të reagojnë plotësisht.”,- deklaroi kryetari i Republikës, Stevo Pendarovski.
Pendarovski: Kërcënimi hibrid është përforcuar
Këshilli konfirmon se opinioni vendas është nën presionin e propagandës anti NATO dhe anti BE nga qendra, organizata dhe individë të caktuar, megjithatë si anëtare e NATO-s vendi ka analizat dhe informacionet e duhura për t’u përball me to.
“Ka aktivitete të drejtuar ndaj shtetit tonë që nuk janë në pajtim me interesat tona kombëtare dhe shtetërore, të cilët përpiqen t’i varrosin ato. Ka aktivitete të bashkërenduara dhe përpjekje të institucioneve tona që të neutralizojnë dhe të pamundësojnë atë depërtim. Deri tani, me ndihmën e aleatëve në NATO ne jemi të suksesshëm në këtë kuptim. Pra propaganda që thotë se nuk ju duhet aleanca perëndimore, s’ju duhet NATO dhe BE, ekziston. Që nga 2018, nga ndryshimi i emrit kushtetues, ky tip i kërcënimit hibrid është përforcuar.”,- tha kryetari i Republikës, Stevo Pendarovski.
Presidenti Pendarovski njoftoi se kontesti me Bullgarinë nuk ka qenë temë diskutimi në Këshillin e Sigurimit. Megjithatë konstatoi një qasje më pozitive mes palëve dhe inkurajoi grupet e punës që të vazhdojnë angazhimet në gjetjen e zgjidhjeve me interes për të dy palët, posaçërisht heqjen e pengesës që vendi të fillojë negociatat me BE-në brenda presidencës franceze me Unionin.
SHPËTIM NUREDINI
