Maqedoni

Kuvend, debat për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë

01.02.2022 17:09

Raporti vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë për vitin 2020 ka ngjallur debatin në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive...

Raporti vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë për vitin 2020 ka ngjallur debatin në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Kryetari i këshillit, Antonio Jolevski, midis tjerash tha se gjatë vitit 2020 kanë pranuar 200 ankesa. Deputetët e opozitës kritikuan prokurorët se solidarizohen me kolegët, sidomos kur pranohen parashtresa për ta. Por, sipas kryetarit i këshillit Jolevski, gjykatat janë ata që shqiptojnë dënime të buta dhe se ata krijojnë politikat ndëshkuese e jo prokurorët.
 
“Të mos i lokalizojmë ato probleme vetëm te prokurorët, po flasim për gjyqësorin, edhe marrëveshja që e përmendët me Kiçeecin i referohet gjykatës. Gjyqtari duhet të marrë një vendim por mund edhe të refuzojë, unë nuk kam dëgjuar asnjë nga gjyqtarët të refuzojë. Megjithatë, duhet të përcaktohet përgjegjësia.”,- tha kryetari i KPP-së, Antonio Jolevski.
 
Deputetët me një sërë vërejtjesh për mosveprim lidhur me ankesat që kanë arritur te prokurorët.
 
“Nëse nuk vepron në përputhje me udhëzimet, teksa sipas ligjit është i detyruar të veprojë në përputhje me udhëzimet e dhëna nga prokurori i lartë publik, atëherë është alarm i madh për hetimin e shkaqeve dhe për një procedurë të vërtetë.”,- u shpreh Snezhana Kaleska Vançeva nga LSDM.
 
“Asgjë nuk ndodh me këto ankesa, deri ku është procedura nëse keni shkarkuar një prokuror publik, apo po i referoheni faktit që nuk keni numër të mjaftueshëm të prokurorëve publik kështu që nuk dëshironi të veproni.”,- theksoi Dejanço Eftimov nga VMRO-DPMNE.
 
Shumica më e madhe e parashtresave janë dorëzuar në Prokurorinë Publike të Shkupit edhe atë mbi 170. Sipas këshillit të prokurorëve  mungojnë 60 prokurorë dhe për këtë duhet të merren masa.
 
NAIM RAMADANI