Maqedoni
Jani Makraduli: Shërbimet postare më afër qytetarëve
01.02.2022 17:26
Banorët e komunës Qendër të gjitha dërgesat e tyre postare prej sot mund t’i marrin në filialin më të afërt, në postën 14...

Banorët e komunës Qendër të gjitha dërgesat e tyre postare prej sot mund t’i marrin në filialin më të afërt, në postën 14, ose Postën Popullore të Maqedonisë së Re. Ky projekt është realizuar në kuadër të misionit të bordit të drejtorëve në shoqërinë aksionare “Posta më afër qytetarëve”. Për shërbimin e ri postar njoftoi drejtori i postave, Jani Makraduli.
“Pra, të gjithë qytetarët e komunës Qendër nëse marrin biletë në të cilën shënohet 11- 14, të gjitha dërgesat që nuk i kanë marrë brenda ditës, mund t’i marrin këtu në këto hapësira. Kjo do të thotë se kursejmë kohë, kursejmë edhe para, gjithashtu ka edhe një komponentë ekologjike, sepse nuk do të shkojnë me veturë, por këtë do ta bëjnë në filialin më të afërt. Banorët e Kapishtecit dhe rrethinës nuk do të kenë nevojë të shkojnë në stacionin e trenit të kërkojnë parking, të presin radhë. Kujdesemi edhe për shëndetin e qytetarëve sepse do t’i ikim rrëmujës dhe shqetësimeve nga pandemia.”,- tha drejtori i postave, Jani Makraduli.
Makraduli njoftoi se në kuadër të projektit “Posta më afër qytetarëve” është edhe projekti “Adresa Ime”. Personat që punojnë në ndërtesa të frekuentuara, dërgesat mund t’i marrin nëpër postat e këtyre ndërtesave. Deritani qytetarët dërgesat e tyre kanë mund t’i marrin vetëm në filialin postare të Stacionit të Trenave.
FARIJE DAUTI BAKIJU
