Maqedoni

Zjarr në Gazi Babë të Çairit, tri shtëpi përfshihen nga zjarri

01.02.2022 17:55

Tre shtëpi në Lagjen Gazi Babë të Çairit janë përfshirë nga zjarri....

Tre shtëpi në Lagjen Gazi Babë të Çairit janë përfshirë nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipe të zjarrfikësve të cilat e kanë lokalizuar zjarrin. Fillimisht zjarri ka filluar tek një shtëpi, pastaj është përhapur edhe tek objektet përreth. 
 
Është lokalizuar që kaploi disa shtëpi në rrugën “Ordan Copella” të lagjes së Gazi Babës, ndërsa sipas informative nuk ka njerëz të lënduar. 
 
“Vetëm kur kemi ardhur thanë se është djegur shtëpia e djalit të dajës. Zjarri ka filluar nga fqinji i tij maqedonas të cilin e kanë parë duke dalë me televizion në dorë duke ikur. Nuk e dimë se a e ka ndezur zjarrin me qëllim apo ka ndodhur rastësisht.”,- tha një qytetar.
 
“Un kur erdha këtu zjarri ishte nga ana e fqinjit maqedonas për shkak se tek kjo shtëpi jeton vëllai im. I nxorëm fëmijët jashtë dhe pastaj erdhën zjarrfikësit. Njerëz nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri ishte shumë i madh, zjarrfikësit arritën shpejt.”,- theksoi një qytetar.
 
“Erdha më vonë, nuk isha këtu vetëm tymin e kemi parë.”,- u shpreh një qytetar.
 
“Nuk e di nuk e kam parë zjarrin, erdha vonë.”,- tha një qytetar.
 
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por banorët thonë se zjarri ka shpërthyer fillimisht nga oxhaku. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 4 automjete të zjarrfikësve dhe një nga ndërmarrja e higjienës komunale.   
 
GAZMEND KURTISHI