Maqedoni
Britania, mbështetje integrimit euroatlantik të Ballkanit
01.02.2022 18:48
Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor...

Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Qëllimi për aderimin drejt BE-së është përzgjedhje sovrane e Maqedonisë së Veriut dhe stimul i rëndësishëm për reformat, deklaroi Sir Stuart Peach, përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor i cili ndodhet për vizitë dyditore në vend.
Në videomesazhin e publikuar nga Ambasada Britanike në Shkup, Peach theksoi se me rëndësi kyçe është që Maqedonia e Veriut të mbetet e përkushtuar në zbatimin e agjendës së saj reformuese, veçanërisht reformat të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen e të drejtës, menaxhimin e mirë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave, duke theksuar se këto reforma janë të nevojshme për avancimin në aderimin drejt BE-së.
“Në takimet me liderët rajonalë, ministrat e Mbretërisë së Bashkuar e inkurajojnë zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. E përshëndesim angazhimin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zgjidhjen e këtyre çështjeve sepse kjo do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të vazhdojë sipas trajektores së saj euroatlantike pa asnjë shtyrje”, thotë Peach, i cili në Shkup u prit nga presidenti Pendarovski, kryeministri Kovaçevski dhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.
