Maqedoni

BDI: ASh avokate e VMRO-DPMNE-së

01.02.2022 18:27

BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë shkëmbyer akuza. Bashkimi Demokratik për Integrim kanë akuzuar Ziadin Selën...l

BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë shkëmbyer akuza. Bashkimi Demokratik për Integrim kanë akuzuar Ziadin Selën dhe Arben Taravarin se janë bërë avokat të VMRO-DPMNE-së dhe fushatës së saj anti-shqiptare. 
 
“Përderisa BDI është fuqishëm e angazhuar për avancimin e rrugës së eurointegrimit të vendit, kultivimin dhe fuqizimin e vlerave pro-europiane të barazisë, ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore dhe ruajtjen e konzistencës strategjike proeuropiane, Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës dhe Arben Taravarit ka vendosur të bëhet avokat mbrojtës i VMRO-DPMNE-së dhe fushatës së saj në thelb antishqiptare. Përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim është fuqishëm e angazhuar për avancimin e rrugës së eurointegrimit të vendit, kultivimin dhe fuqizimin e vlerave pro-europiane të barazisë, ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore dhe ruajtjen e konzistencës strategjike proeuropiane, Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës dhe Arben Taravarit ka vendosur të bëhet avokat mbrojtës i VMRO-DPMNE -së dhe fushatës së saj në thelb antishqiptare.”,- thuhet në njoftimin e BDI-së. 
 
ASh: LSDM e VMRO po e ruajnë BDI-në si ariun e bardhë
 
Por, nga Aleanca për Shqiptarët janë kundërpërgjigjur se BDI reagon, pasi sërish kërkohet përgjegjësi nga ajo për vdekjen e të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, Rexhail Qerimit. 
 
“Sa herë që BDI si pjesë e pushtetit 20 vjeçar apostrofohet si përgjegjëse për drejtësinë e mohuar të shumë shqiptarëve që dergjen burgjeve të pafajshëm, ku ata edhe gjejnë vdekjen duke pritur drejtësinë, siç ishte rasti i të ndjerit Rexhail Qerimit, BDI mundohet ta bëjë të pafajshmin madje edhe viktimë. BDI, duke mos mundur t’i bëjë ballë kritikave të opinionit publik dhe qytetarëve shqiptarë që me të drejtë dëmtojnë imazhin tanimë të rrënuar, duke kërkuar përgjegjësi kjo parti merret me improvizime dhe video ku kritikohet nga eksponentë të LSDM dhe VMRO e në këtë mënyrë përpiqet të luajë viktimën dhe lë përshtypje se dikush do ta dëmtojë atë.”,- thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.
 
Sipas partisë opozitare “BDI-në, pikërisht LSDM dhe VMRO me të cilët kanë bashkëqeverisur gjatë e kanë ruajtur këtë subjekt politik si arushën e bardhë, duke i kursyer funksionarët e korruptuar të BDI-së nga drejtësia”.
 
SANIJE DURAKU