Radev: Petkov u ngut me vizitën në Shkup, Petkov: Vizita ishte e vonuar, u humbën 30 vite

02.02.2022 10:35

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov....

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov reagoi ndaj deklaratës së presidentit bullgar, Rumen Radev i cili tha se vizita e kryemisnitrit bullgar në Shkup ishte e përshpejtuar.

“E vërteta është se Bullgaria humbi 30 vjet në ato marrëdhënie. Vizita nuk ishte e përshpejtuar, por shumë e vonuar. Bullgaria duhet të ketë pozitë aktive dhe të jetë konstruktive me qëllime të qarta”, tha Petkov.

Ai shtoi se Bullgaria ka humbur shumë gjatë këtyre viteve.

“Nuk kisha mundësi ta anuloj vizitën për asnjë ditë”, tha Petkov.

Paraprakisht, presidenti Radevi duke e quajtur të përshpejtuar vizitën e kryemisnitrit Petkov në Shkup tha se secili aksion i përshpejtuar i qeverisë bullgare, secili sinjal pozitiv preliminar mundet gabimisht të interpretohet si ndonjë lëshim nga pala bullgare.