VMRO-DPMNE akuza BDI-së dhe LSDM-së për korrupcion

02.02.2022 10:50

VMRO-DPMNE ka akuzuar funksionarët e BDI-së dhe të LSDM-së....

VMRO-DPMNE ka akuzuar funksionarët e BDI-së dhe të LSDM-së për kurdisje të tenderëve dhe korrupsion.

“BDI-ja nuk duhet ta monopolizojë rolin e saj tek shqiptarët, sepse nëse shqiptarët do të ishin vërtet të rëndësishëm për BDI-në, nuk do t’i kishin vjedhur me tenderë dhe krim, siç bën LSDM në nivel të të gjithë shtetit. Sa herë që Ahmeti do që t’i bëjë ballë faktorit ndërkombëtar, menjëherë heq dorë nga Kosova, ndërsa sa herë kur duhet të vjedhin të kurdisin tenderë sy në sy, flasin publikisht për patriotizëm. Në zyrën e cilit lider në botë, në vend të librave, ka një makinë për numërimin e parave, siç është rasti me Ali Ahmetin. Kjo është dëshmi se as nuk u interesojnë të drejtat, as nuk kanë ndjenjën e kujdesit për popullin, por vetëm për tenderë dhe marrëveshje në katër sy”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.