Lidhja e Sindikatave dhe Qeveria: Sot shqyrtojnë kërkesën për pagën minimale
Kërkesa për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë.....

Lidhja e Sindikatave dhe Qeveria sot do t’i shqyrtojnë argumentet për rritjen e pagës minimale që është kërkesë e listikatës.
Kërkesa për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, sot duhet të gjendet në seancën e Këshillit ekonomiko-social, që sipas paralajmërimeve.
Për Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë, ky është afati i fundit, ndërsa nëse nuk arrihet marrëveshje, paralajmërojnë grevë të përgjithshme.
Nga Qeveria thonë se paga minimale duhet të rritet, por zgjidhja sistematike duhet të kërkohet përmes dialogut midis partnerëve socialë.
Në seancën e sotme sipas paralajmërimeve të ministres për Punë dhe Politikë Sociale, pritet të hapet edhe çështja për ndryshimin e kritereve për pagën minimale. Sindikata kërkon rritjen urgjente të pagës minimale prej 15.200 në 18.000 denarë, duke e argumentuar këtë kërkesë me rritjen e shpenzimeve të jetesës dhe me krizën ekonomike dhe energjetike.
