Botë

Covid-19, shifra alarmante infektimesh në Gjermani e Turqi

02.02.2022 14:20

Me 208.498 infektime të reja në 24 orët e fundit Gjermania e tejkaloi shifrën prej 10 milion infektimeve që nga fillimi i pandemisë...

Me 208.498 infektime të reja në 24 orët e fundit Gjermania e tejkaloi shifrën prej 10 milion infektimeve që nga fillimi i pandemisë. Janë shënuar edhe 196 viktima. Autoritetet presin që vala e Omikron ta arij pikun e nga mesi i shkurtit e masat mund të hiqen nga fundi I shkurtit apo fillimi i Marsit.

Edhe në Turqi për të parën herë shifrat në 24 orë u rritën  mbi 100.000. Shënohen edhe 198 viktima duke rritur shifrat e përgjithshme në më shumë se 87.000 fatalitete. Rekord infektimesh edhe në Çeki, 66 000 prej të cilave 9 775 janë reinfektime. 
 
Shumë vende lehtësojnë masat, OBSh: Është herët të shpallim fitoren
 
Sipas raportit javor të OBSH-së derisa Omicron, është bërë dominant në botë, nënvarianti i Omicron, tashmë është përhapur në 57 vende. Pavarisht rritjes së rasteve, shumë shtete i hoqën masat kufizuese, OBSH alarmon se është shumë herët për festime.
 
“Është ende herët që të shtetet të dorëzohen apo të shpallin fitoren. Virusi është i rrezikshëm dhe vijon të evoluojnë përpara syve tanë.Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Më shumë transmetim i COVID-19 do të thotë më shumë vdekje.”,- tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
 
Danimarka u bë shteti i parë i BE-së që hoqi të gjitha kufizimet anti-covid pavarësisht numrave në rritje. Mbretëra e Bashkuar, Irlanda dhe Holanda I liruan masat gjatë javëve të fundit me qëllim që të kthehen në normalitet. Edhe Franca ka lehtësuar masat, duke përfshirë detyrimin për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Faza e dytë e lehtësimit të masave do të përfshijë hapjen e klubeve, bareve dhe restoranteve me 16 shkurt. që kur Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut  10 javë më parë, janë raportuar rreth 90 milionë raste më shumë se në të gjithë vitin 2020.
 
LEUNORA KALIQI