Maqedoni
Simptomat post Covid, mjekët: Mund të jenë serioze, mos i neglizhoni
02.02.2022 14:42
Virusi Korona shkakton pasoja serioze edhe pasi pacientët ta kenë kaluar....

Virusi Korona shkakton pasoja serioze edhe pasi pacientët ta kenë kaluar. Në të shumtën e rasteve pasojat shkaktohet në organet e mushkërive, zemrës, mëlçisë apo trurit. Pulmologu Marijan Balovski tha se ka raste që pacientët edhe pasi kanë kaluar dy vite nga virusi Covid, ende të kenë simptoma.
“Simptoma më dominante është ndenja e frymëmarrjes së vështirësuar, kollitje, shtrëngim në gjoks, rrahje e përshpejtuar e zemrës. Për fat të keq ndodhin edhe komplikime serioze post-Covid si tromboembolizmi i mushkërive, që për momentin me këtë lloj të sëmundjes kemi dy pacientë të moshës rreth 50 vjeç. Mos të flasim edhe për pasoja të miokarditeve dhe perikarditeve, moskthimi i shqisës së nuhatjes si dhe sulmet në tru.”,- tha pulmologu, Marijan Ballovski.
Ri-infektimet Covid shkaktohen nga nënllojet e Sars-Cov2
Jo të rralla janë rastet e riinfektimit me Covid-19.
“Riinfektimet ndodhin për shkak të llojeve të SarsCov2. Të gjitha këto lloje kanë të ndryshëm proteinin S, i cili është problem që ta vërejë trupi ynë, prandaj pas disa ditëve edhe ndodh riinfektimi. Se a do të jetë me simptoma më të rënda apo do të mbarojë në mënyrë më të lehtë, varet nga ajo se si është gjendja e pacientit, mosha, çfarë infektimi ka pasur, a ka qenë i vaksinuar dhe çfarë imuniteti ka.”,- theksoi specialisti i mjekësisë së punës, Illço Efkovski.
Mjekët thonë se faktori njeri me sjelljen e tij është përgjegjës për përhapjen e virusin Korona, e me këtë edhe krijimin e mutacioneve të reja. Andaj ata apelojnë që edhe më tej qytetarët të respektojnë me përpikëri masat anti-Covid.
BELINDA KOKA ADEMI
