Maqedoni
Ankohen për dhunë ndaj fëmijëve, 3 klasa bojkotojnë orën e matematikës në "Luben Llape"
02.02.2022 15:01
Nxënësit e Shkollës Fillore "Ljuben Lape” në Shkup, bojkotojnë procesin mësimor për shkak të mësueses së matematikës, Aneta Kosotvska...

Nxënësit e Shkollës Fillore "Ljuben Lape” në Shkup, bojkotojnë procesin mësimor për shkak të mësueses së matematikës, Aneta Kosotvska, e cila sipas tyre ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj fëmijëve. Prindërit thonë se ky problem është i kamotshëm dhe se ata kanë kërkuar vazhdimisht nga drejtori i shkollës që të ndërmarrë masa, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.
“Janë thyer të gjitha rregullat, standardet profesionale të kodeksin etik të mësimdhënies. Ajo çfarë ndodh në orët e mësimit është nënçmimi, mos-shpjegimi i matrialit mësimorë, frikësimi dhe poshtërimi i nxënësve, mos-komunikimi me prindërit dhe për këtë kemi kërkuar zgjidhje nga autoritetet. Bojkoti është vendimi përfundimtar që të nxisim të gjitha autoritetet të ndërmarrin masa.”,- u shpreh nënkryetari i këshillit të prindërve, Llazar Gjurov.
“Fëmija im ishte personalisht i targetuar. Të mos e lejosh fëmijën të shkojë në tualet nuk është në rregull, kjo është nevojë fiziologjike. Fëmija nuk mund të qëndrojë 45 minuta derisa të përfundojë ora mësimore. Ka pasur fëmijë që kanë urinuar në klasë.”,- theksoi prindi, Bisera Zaprova.
“Gota është mbushur dhe duhet patjetër përmes angazhimit tonë të shprehim revoltën për mosveprimin, gjendja ka mbetur status quo.”,- u shpreh një prind.
Drejtoresha e shkollës dha dorëheqje e thotë se ka kërkuar të inspektohet puna e mësueses në këtë gjysmëvjetor.
“Kërkuam që të vijnë përfaqësues të Byrosë për Zhvillim në Arsim dhe këtë e kanë bërë në fund të gjysmëvjetorit të parë dhe u pajtuam që mësuesja të marrë pjesë në orët e mësimit, por të inspektohet puna e mësueses në gjysmëvjetorin e dytë.”,- u shpreh ish drejtoresha e Sh. F. "Luben Llape", Marjana Panqevska.
“Ajo që ka ndodhur në shkollë është vërtet për t'u shqetësuar. Gjatë ditës do të emërojmë drejtor të ri në Sh. F. "Luben Llape", i cili ka një shembull të një detyre, në momentin e parë duhet menjëherë ta zgjidh këtë problem.”,- theksoi kryetari i komunës Aerodrom, Timço Mucunski.
Prindërit e nxënësve thanë se fëmijët e tyre do ta bojkotojnë mësimin derisa të zgjidhet problemi.
FARIJE DAUTI BAKIJU
