Maqedoni

Vazhdojnë akuzat ndaj Rashkovskit, VMRO: KPK të hetojë si dolën 850.000 euro nga “Drisla”

02.02.2022 16:11

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, i bëri thirrje Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit...

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, i bëri thirrje Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të hapë një rast për të treguar nëse lidhja e gjakut ndërmjet nënave të Rashkovskit dhe Piperevaliev është vendimtare që biznesmenët e LSDM-së të fitojnë tenderë në “Drisla” të Shkupit.
 
“KSHPK duhet të përgjigjet nëse lidhja farefisnore ndërmjet Rashkovskit dhe Piperevaliev është arsyeja e daljes së 850 mijë eurove nga “Drisla”. Nëse aktivistët kundër korrupsionit nuk e kryejnë rolin për të cilin janë zgjedhur, ata janë bashkëfajtorë në proceset korruptive në Maqedoni me mospjesëmarrjen e tyre në këtë rast. Maqedonia po zhytet në korrupsion dhe kjo është e shënuar në të gjitha raportet. Korrupsioni, nepotizmi dhe proteksionizmi, favorizimi i njerëzve të afërt me LSDM-në dhe BDI-në e shtynë Maqedoninë drejt krizës ekonomike, energjetike, shëndetësore dhe në krizë arsimore.”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
Rashkovski: As unë as familja ime s’kemi lidhje me “Drislën”
 
Përmes një reagimi ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovksi, ka hedhur poshtë akuzat e VMRO-DPMNE. Thotë se ai e as ndonjë anëtar i familjes së tij, nuk kanë lidhje me punën e “Drislës”.
 
“Deri më tani nuk kemi dashur të komentojmë të pavërtetat e paraqitura nga VMRO-DPMNE, lidhur me kinse lidhjen time me punën e ndërmarrjes publike “Drisla”, por nuk mund të heshtim edhe për deluzionet e pretendimeve për ndonjë lidhje simotra. Me pak fjalë, nëna ime nuk ka motër. Ja deri këtu çon obsesioni i VMRO-DPMNE-së me Dragi Rashkovskin.”,- thuhet në reagimin e ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë. 
 
SANIJE DURAKU