Putin, anuloi ditët e pushimit për ministrat për shkak të krizës në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka anuluar ditët e pushimit të ministrave për Vitin e Ri, për shkak të krizës ekonomike që po zhvillohet në vend, duke shtuar se punonjësit në Rusi kanë të drejtë për pushim prej 1 e deri më 12 janar, pasi rusët e festojnë Vitin e Ri dhe “Krishtlindjet” ortodokse më 7 janar....

“Problemet me të cilat ballafaqohemi nuk mbajnë karakter krejtësisht të jashtëm, ato nuk janë vetëm të lidhura me kufizimet e shkaktuara nga sanksionet ose nga kushtet objektive ndërkombëtare të tregut, por edhe me çështje të pazgjidhura në anën tonë, që janë formuar përgjatë shumë viteve. Ne i kemi trashëguar ato historikisht, por kohë të gjatë ne jemi duke bërë përpjekje për të ndryshuar strukturën e ekonomisë sonë, ta rrisim atdheun, t’i japim karakter të ri”- deklaroi presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Çmimet e ulëta të naftës e kanë goditur ekonominë e Rusisë, që varet nga energjia, ndërsa monedha rubla ka shënuar rënie të konsiderueshme këtë vit.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë goditur Rusinë me sanksione, për shkak të mbështetjes që Moska u jep separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës dhe për aneksimin e Krimesë së Ukrainës, në muajin mars.
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, këtë javë ka tërhequr vërejtjen se ekonomia e Rusisë ballafaqohet me “recesion të thellë”. (Leunora Kaliqi, TVM2)
