Maqedoni

Rangimi i universiteteve sipas Webometrix, “Shën Kirili dhe Metodi” shënon rënie për 100 vende

02.02.2022 16:58

Qendra për rangimin e Universiteteve botërore Webometrix ka rradhitur Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”...

Qendra për rangimin e Universiteteve botërore Webometrix ka rradhitur Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në vendin e 1.594 që shënon rënie për 100 vende në krahasim me rangimin e vitit 2021. Universiteti i dytë i ranguar është Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, ndërsa pas tij pasojnë Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”. UEJL është universiteti i tretë më mirë i ranguar në vend potencon rektori Abdylmenaf Bexheti.
 
Rangimi i UEJL-së, Bexheti: Jemi ranguar të tretët, kriteret janë relative. 
 
Sipas Bexhetit, kriteret e vlerësimit përfshinë edhe numrin e fakulteteve, programeve studimore dhe shumë faktorë tjerë. 
 
“Kur të merret intensiteti i ndryshimeve dhe rritja te Universitetet tjera në rrafsh global, psh Universiteti i Beogradit çfarë rritje marrëmendëse ka është ranguar mbi Universitetin e Athinës dhe aty ndikojnë numri i fakulteteve, programeve studimore, numri i të punësurave dhe imagjinoni “Shën Kirili dhe Metodi” ka pesëmbëdhjetëfishin e të punësuarve më shumë se UEJL dhe është i ranguar vetëm dy pozita më mirë se ne. Pra, krahasimet që bëhen në përgjithsi janë relative edhe pse nuk dua të konsiderohet kjo si arsyetim.”,- deklaroi rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.
 
Pollozhani: Kushtet infrastrukturore, pjesë e kritereve
 
Rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani, kriteret për rangim të universiteve përfshijnë infrastrukturën, IT teknologjinë dhe punimet shkencore që publikohen. UNT ende nuk posedon infrastrukturën dhe hapsirat  e nevojshme, por ka avansim sa i përket publikimit të punimeve nga profesorët në revistat me impakt faktor. 
 
“Kemi shkencëtarë të mirë që publikojnë dhe kjo mund të matet  me numrin e publikimeve tona në Ministrinë e Shëndetësisë, ku kemi kërkesa për pagesë të kandidatëve për publikimet që i kanë me impakt fakor, sepse ka një fond për këtë qëllim. E dyta, ne nuk kemi infrastrukturë të duhur të komunikimit për herë të parë sivjet na jepet 5 milion denarë për softver i cili do të menaxhojë më mirë  çështjet studenore dhe kjo nuk mund të krahasohet me dhënien buxhetore të universiteteve të tjera ku janë qëndra mija denarë  vetëm për konsolidimin infrastrukturor.”,- theksoi rektori i UNT-së, Azis Poloozhani.
 
Universiteti që është ranguar si më i dobëti në këtë listë është Universiteti Europian në vendin e 24.190 në botë. Nga universitet e rajonit më mirë të ranguar janë Universiteti i Athinës në vendin e 256, Lublanës në vendin e 332 dhe Universiteti i Beogradit në vendin e 447. 
 
FLUTURA LATIFI