Maqedoni

Tokat bujqësore shtetërore, filloi shpërndarja e tokave me koncesion

02.02.2022 17:34

Marian Joncevski - fermer nga fshati Berovc i Prilepit, ka marrë me qira 3 hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit...

Marian Joncevski - fermer nga fshati Berovc i Prilepit, ka marrë me qira 3 hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit, tani posedon 30 hektarë. Prej 900 kontratave për gati dy mijë hektarë tokë shtetërore, afër një e treta e kontratave janë nga rajoni i Prilepit.
 
“Ne planifikojmë të përdorim fushat për prodhimin e lulediellit, kultivimin e drithërave dhe duhanit. Duhet të ndihmohet në prodhimin, për t'i kushtuar vëmendje që të ketë rritje të çmimeve, si të duhanit, kultivimin e drithërave.”,- tha fermeri, Marian Joncevski.
 
Fermerët janë të interesuar të prodhojnë, ministria premton mbështetjen dhe ndarjen e tokave për punë.
 
“Kjo nënkupton vënien në funksion të të gjithë pasurisë së tokës bujqësore në funksion të zhvillimit në mënyrë që sa më shumë fermerë të marrin toka bujqësore, për të rritur prodhimin total ushqimor.”,- theksoi ministri i bujqësisë, Ljupço Nikolovski.
 
Nikollovski kategorikisht hodhi poshtë çdo spekulim që tokat bujqësori do të të shndërrohen në toka ndërtimore. Ai njoftoj për një projekt për modernizimin e bujqësisë, financuar nga Banka Botërore.
 
SEDAT SELIMI