Maqedoni
Paga minimale, ndryshimet ligjore më 10 shkurt para deputetëve
02.02.2022 17:51
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Pagën Minimale i paraqitur nga partia e “Majta”...

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Pagën Minimale i paraqitur nga partia e “Majta”, është vënë në rend dite të seancës parlamentare të caktuar për më 10 shkurt. Projektligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar. Në të parashikohet që shuma e pagës minimale të mos jetë më e ulët se 60 për qind e pagës mesatare neto të paguar në tre muajt e fundit të publikuar. Për shkak të rritjes së kostos së jetesës, sindikata kërkon që paga minimale të rritet menjëherë në 18.000 denarë.
“Kemi një lajm të mirë për ta kumtuar. Më 10 shkurt veç më në afat të shpejtë është vendosur në seancë të kuvendit kërkesa për ndryshim të dhe plotësim të ligjit për pagën minimale. Mendoj se nuk ka deputet që nuk do ta përkrahë punëtorin e Maqedonisë në këtë krizë ekonomike, energjetike dhe në këtë pandemi. Jam optimist i madh.”,- tha kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
Nëse nuk plotësohen kërkesat e sindikatës Dimovski tha se të premten do të thirren trupat organizativ të sindikatës dhe do të pasojë grevë e punëtorëve. Por, punëdhënësit thonë se edhe ashtu sektori privat është i stërngarkuar periudhën e fundit dhe një rritje e tillë do të ishte fatale për ta.
“Në kushte të krizës ekonomike, të krizës paraprake politike dhe rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, korrigjim të ligjit për marrëdhënie pune për të dielën ditë jo-pune, e cila është përsëri në barë të punëdhënësve, është johumane ta flasim si shumë në këtë periudhë të mbijetesës së kompanive.”, - theksoi kryetarja e Organizatës së Punëdhënesve, Vlladanka Trajkovska.
Argumentet do t’i përballin sindikata, punëdhënësit si dhe qeveria në seancën e Këshillit socialo-ekonomik.
ERSAN PAJAZITI
