Maqedoni
5 raste me BA-2, IShP: Ende nuk janë vërtetuar zyrtarisht
02.02.2022 17:57
Nënvarianti BA-2 i mutacionit Omikron është regjistruar në pesë pacientë në vendin tonë...

Sekuencimi i mostrave, në të cilin është zbuluar nënvarianti BA.2, është kryer në një laborator privat në Shkup. Megjithatë monstrat nga 5 pacientët të hënën do të dërgohen në IShP për të vërtetuar nëse realisht kanë variantin e ri e rezultatet priten pas një jave.
Sipas IShP-së te të 5 ka indicje se janë infektua me nënvariantin e ri por kjo nuk mund të vërtetohet zyrtarisht pa mbaruar testimi plotësues. Nga IShP thonë se ka më shumë monstra të selektuara e nuk i dihet nëse mudn të gjendet edhe ndonjë nënvariant i ri që aktualisht nuk është akund tjetër.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se për momentin në laboratorët e IShP-së nuk janë dedektuar nënvariante të Omikronit. Ndërkohë edhe pas vendimit të djeshëm të qeverisë sot në faqen zyrtare të IShP-së nuk u publikuan vendime për izolim të personave pozitivë me Covid 19 apo personave që kanë pasur kontakt me person të infektuar.
Nga Qeveria nuk ka asnjë përgjigje kur do nisë publikimi por sigurojnë se të dhënat personale nuk do të publikohen.
