Botë

Kurti për Asociacionin: Kosova nuk frikësohet, jemi të kujdesshëm

02.02.2022 18:17

I pyetur rreth kërkesave të faktorit ndërkombëtar që të zbatohet Marrëveshja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe...

I pyetur rreth kërkesave të faktorit ndërkombëtar që të zbatohet Marrëveshja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk frikësohet, por është e kujdesshme.
 
Shtoi se nuk janë biseduar modele për Asociacionin dhe se të drejtat e pakicave në Kosovë janë të respektuara me nivelin më të lartë të standardeve evropiane dhe  se janë konstruktiv sa i përket bisedimeve me Serbinë.
 
“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne iu shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit të pavarur të Kosovës, i Republikës sonë demokratike e sovrane është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria. ..Marrëveshja duhet të arrihet, jemi të gatshëm që të punojmë për këtë dhe kur bisedojmë, bisedojmë për marrëveshje , nuk bëjmë dialog për dialog, jemi konstruktiv, jemi serioz dhe njëkohësisht e vëmë theksin tek ajo që po pajtohen gjithnjë e më shumë që të gjithë faktorët ndërkombëtarë e që e ka thënë në mënyrë shumë të qartë presidenti i SHBA, Joe Biden, që marrëveshja për normalizimin e plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke.”,- tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.