Sot u përcoll për në banesën e fundit veprimtari, Selim Beqiri
Para miqve, shokëve dhe të afërmve të tij, Komuna e Dibrës, në emër të pushtetit vendor, për vdekjen e Selim Beqirit mbajti një orë komemorative për veprën dhe kontributin e Selim Beqirit, evokuan kujtime shokët e tij të burgut, Shpëtim Pollozhani, Bashkim Mashkulli e Tahir Hani, ndërkaq me fjalim u paraqit kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata....

Lata, me këtë rast tha se jemi mbledhur këtu që të përkujtojmë dhe t’i themi lamtumirën e fundit një veprimtari të devotshëm të kulturës, një patrioti, i cili gjatë jetës së tij punoi dhe dha kontributin e tij për ngritjen dhe afirmimin e kulturës dhe të çështjes kombëtare.
Selim Beqiri, në moshën 18 vjeçare, duke kryer shërbimin ushtarak nga Gjykata Ushtarake e Lubjanës me motivacionin rrënimin e Sistemit Kushtetues të Jugosllavisë, dënohet me katër vjet e gjysmë burg. Selim Beqiri dënohet për herë të dytë për pjesëmarrje në demonstratën e Kosovës, në vitin 1989.
Selim Beqiri, punonte në komunë si referent për çështje të kulturës e të arsimit, ishte i martuar, baba i katër fëmijëve.
Me nderime fetare për në banesën e fundit u përcoll sot nga miqtë dhe shokët e shumtë të tij. (Atli Dema, TVM2)
