Maqedoni

Osmani dhe Mariçiqi në Paris, Franca përkrah integrimin e shpejtë të RMV-së

02.02.2022 18:28

Procesi eurointegrues i vendit në agjendën e presidencës franceze me BE-në ka qenë në fokus të takimit të ministrit të jashtëm, Bujar Osmani...

Procesi eurointegrues i vendit në agjendën e presidencës franceze me BE-në ka qenë në fokus të takimit të ministrit të jashtëm, Bujar Osmani, dhe zëvendëskryeministrit për eurointegrime, Bojan Mariçiq, me diplomatët francezë.
 
Nga Parisi, ministri Osmani siguron se Franca mbështet fuqishëm procesin integrues të vendit. Në takim me  këshilltaren e presidentit Makron, Isabell Dumont dhe sekretarin shtetëror, Kleman Bon, është konluduar se perspektiva evropiane  e Maqedonisë së Veriut, krijon bazë për Evropë stabile, më efikase dhe më të sigurt.