Maqedoni
Spasovski: Mërgimtarët të nxjerin pasaporta në konsulatat
02.02.2022 18:44
Vjet, për herë të parë në 30 vite, nga maji deri në shtator, janë nxjerrë nga 44.000-46.000 pasaporta...

Vjet, për herë të parë në 30 vite, nga maji deri në shtator, janë nxjerrë nga 44.000-46.000 pasaporta në muaj që është ngarkesë e madhe dhe i tejkalon të gjitha kapacitetet për punën e MPB-së. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski u apelon qytetarëve të mos presin muajt e verës për nxjerrjen e pasaportave sepse krijohen rrëmuja dhe pritja është e gjatë. Në kohë të kontrollojnë nëse u kanë skaduar afatet dhe në kohë të aplikojnë që t’u bëhen gati të rejat.
Para Komisionit për çështje evropiane, ministri informoi se në përfaqësitë diplomatike janë instaluar stacione të bazës përmes të cilave mërgimtarët pa problem mund të nxjerrin pasaporta.
“Ministria e Punëve të Jashtme është përgjegjëse për nxjerrjen e dokumenteve personale në diasporë, jo Ministria e Punëve të Brendshme. Lëshimi bëhet përmes ZQK-ve. Ky ishte problemi më i madh, por në pjesën më të madhe është tejkaluar, sepse pak kohë më parë Ministria e Punëve të Brendshme prokuroi stacionet bazë, fikse dhe të lëvizshme, të cilat janë instaluar në VKM.”, u shpreh ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
