Botë

Kriza politike në Malin e Zi, të enjten seanca për shkarkimin e Abazoviçit

02.02.2022 18:59

Qeveria e Malit të Zi mbajti sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryeministrit Krivo-Kapiç...

Qeveria e Malit të Zi mbajti sot  mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryeministrit Krivo-Kapiç. Megjithëse ende pjesë e të njëjtit koalicion në mbledhje nuk mori pjesë zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç, i cili është larguar nga ndërtesa e qeverisë pak minuta para se ajo të fillonte.
 
Të enjten duhet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e parlamentit të Malit të Zi, ku do të diskutohet propozimi i kryeministrit Krivo-Kapiç për shkarkimin e Abazoviç nga detyra e zëvendëskryeministrit. Ky i fundit i fundit ka propozuar më parë krijimin e një qeverie të pakicës, çka është mbështetur edhe nga partitë e opozitës. Ishte pikërisht ky propozim që çoi kryeministrin në detyrë të kërkojë shkarkimin e politikanit shqiptar. Ideja e kryetarit të partisë Ura, për modelin e një qeverie të pakicës është mbështetur edhe nga Presidenti malazez Milo Gjukanoviç. Ai  e cilësoi qeverinë e pakicës si zgjidhjen më të mirë për dalje nga kriza aktuale politike. Mbështetja e Presidentit malazez për një qeveri të pakicës vjen përpara se Kuvendi të mbajë këtë muaj seancën për shkarkimin e kabinetit aktual.