Botë
U ishin vjedhur rrobat dhe këpucët, vdesin 12 emigrantë në kufirin Greqi-Turqi
02.02.2022 19:28
Dymbëdhjetë emigrantë humbën jetën nga të ftohtit në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë....

Dymbëdhjetë emigrantë humbën jetën nga të ftohtit në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë. Refugjatët thuhet se u kthyen nga rojet kufitare greke, teksa tentuan të hynin ilegalisht në vend.
Autoritetet turke gjetën një grup prej 22 personash, të cilëve u ishin vjedhur rrobat dhe këpucët, në vendkalimin Ipsala. Vetëm dhjetë prej tyre kishin shpëtuar. Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, akuzoi rojet kufitare greke për sjellje “mizore” dhe Bashkimin Evropian se është shumë i dobët me Greqinë.
