Maqedoni
Covid 19, 18 fatalitete, 1543 raste të reja në 24 orë
02.02.2022 19:51
Nga 4.667 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1.543 raste të reja, 220 prej tyre ri-infektime...

Nga 4.667 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1.543 raste të reja, 220 prej tyre ri-infektime, 1 po e kalon virusin për të tretën herë. Gati gjysma, apo 784 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste. Dibra, Vinica, Krusheva Makedonski Brod dhe Demir Kapija, janë tre qytetet me vetëm 1 rast të regjistruar këto 24 orë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 persona të vdekur: 9 nga Shkupi, 3 nga Prilepi, 2 nga Ohri, dhe nga një viktimë është regjistruar në Manastir, Kërcovë, Kumanovë dhe Resen. Të gjithë ndërruan jetë në kushte spitalore.
Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 8 persona me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, që realisht kanë humbur jetën nga 4-29 janar. 4 vdiqën në spital dhe 4 në shtëpi. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, 12 persona ishin të vaksinuar plotësisht, tek 25 janë regjistruar kormobiditete.
Të shëruarit në këto 24 orë janë 1.961, më pak se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 854janë në Shkup. Numri i rasteve aktive është rritur sërisht. Në vend janë aktualisht 14.336 raste aktive.
