Arrestohet një serb me eksploziv në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, pasi në automjetin e tij është gjetur material shpërthyes....

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se policia, në bazë të një informacioni paraprak, ka ndaluar një makinë në këtë lagje mbrëmë rreth orës 21:00. “Vetura ka qenë me targa të Beogradit dhe atë e drejtonte një person me shtetësi të Serbisë”- ka thënë Kelani, duke saktësuar se pas kontrollit të automjetit të tij është gjetur materiali shpërthyes.
“Duke e ngarë automjetin është arrestuar nga njësitet policore, i njëjti posedon nënshtetësi të Serbisë, tani është në stacionin policor duke u intervistuar. Po ashtu, vetura “Renault kilo” posedon targa të Serbisë dhe brenda në të janë gjetur materiet e dyshuara të eksplozivit”- deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Personi në fjalë është arrestuar për hetime të mëtutjeshme. Në lagjen “Arbëria” ndodhen shumica e ambasadave të huaja në Kosovë. (Gyltene Sinani, TVM2)
