Gjykata e Apelit, Veljanovski dhe Rashkovski do të mbrohen në liri
03.02.2022 09:54
Gjykata e Apelit-Shkup gjatë ditës së djeshme....

Ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski dhe ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski prej dje janë lënë të mbrohen në liri.
Gjykata e Apelit ka vlerësuar se ata nuk mund të ikin ose të ndikojnë tek dëshmitarët, prandaj janë liruar nga paraburgimi shtëpiak. Veljanovski dhe Rashkoski janë liruar pas garancisë që kanë ofruar.
Sipas Prokurorisë, Rashkovski dyshohet se si sekretarë i përgjithshëm i Qeverisë ka furnizuar autoritetet me softuer për komunikacion në trafik, në mënyrë të paligjshme.
Ndërsa kryeparlamentari Veljanovski ishte në paraburgim shtëpiak pasi u dënua për rastin “Organizatorët e 27 prillit”.
