Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoni

03.02.2022 11:18

Numri i rasteve aktive në shtet është 14.336....

Numri i rasteve aktive në shtet është 14.336 prej të cilëve numri më i madh 8031 janë në Shkup. Sipas të dhënave të publikuara dje janë bërë 4.667 teste, ndërsa janë regjistruar 1.543 raste të reja me Covid-19, 18 të vdekur dhe 1.961 pacientë të shëruar.

Mostrat nga pesë pacientë të testuar ndaj Covid-19 me teste që përdorën nga Instituti i Shëndetit Publik janë përzgjedhur për sekuencim, i cili fillon të hënën, dhe nëse do të konfirmojnë praninë e llojit omikron i njohur si BA2 do të njihet pas përfundimit të sekuencës, pra pas një jave.