“Covid 19”, disa vende evropiane heqin kufizimet anti kovid

03.02.2022 12:02

Disa vende evropiane kanë filluar tërheqjen....

Disa vende evropiane kanë filluar tërheqjen e kufizimeve kundër virusit korona.

Pas Danimarkës, Norvegjisë e Francës edhe Italia ka njoftuar se do të heqë së shpejti këto masa. Njoftimi u bë nga kryeministri Italian Mario Draghi, teksa numri i rasteve të infektimit ka nisur të zvogëlohet.

Italia ka regjistruar më shumë se 147 mijë viktima me kovid 19 dhe mbi 11 milionë raste të infektimit që nga fillimi i pandemisë. 

Ndërkohë në SHBA ka shkuar në mbi 890 mijë numri i viktimave nga COVID-19. Sipas universitetit John Hopkins, me 4 mijë e 247 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 890 mijë e 928.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 75,5 milionë, me 410.875 raste të reja.

Në SHBA deri më tani më shumë se 250 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, mbi 212 milionë dozën e dytë dhe mbi 88 milionë kanë marrë 3 doza. Ndërsa Pentagoni ka vendosur ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin prandaj  Ushtarët në Shtetet e Bashkuara që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19 nuk do të jenë më pjesë  e ushtrisë.