Rusia kundër dërgimit të ushtarëve amerikan në Evropë
03.02.2022 12:43
Rusia ka kundërshtuar vendimin e SHBA-ve....

Rusia ka kundërshtuar vendimin e SHBA-ve për të dërguar trupa shtesë në Evropë për të përkrahur aleatët, për shkak të frikës të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Moska e ka vlerësuar vendimin amerikan si hap “shkatërrues” që ka rritur tensionet dhe ka reduktuar mundësitë për një zgjidhje politike.
Duke reaguar ndaj vendimit të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të vendosur trupa shtesë në Evropë këtë javë, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, ka thënë se është hap “shkatërrues” dhe i “pajustifikueshëm”.
Grushko ka thënë se kjo lumturon autoritetet ukrainase, që po sabotojnë sipas tij marrëveshjen e Minskut.
