Maqedoni
Raportet Shkup-Sofje, Zaharieva: Është në interes të Sofjes që RMV të reformohet
03.02.2022 14:13
Në interes të Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të reformohet, ndërsa zbatimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë...

Në interes të Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të reformohet, ndërsa zbatimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, e cila garanton të drejtat themelore të njeriut, duhet të bëhet pjesë e kornizës negociuese, thotë ish-ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva. Sipas saj, fokusi i Maqedonisë së Veriut nuk ka qenë që të fillojë bisedimet me BE-në, por që kërkesat bullgare të mos përfshihen në kornizën negociuese. Ajo paralajmëron Qeverinë bullgare që të ketë më shumë kujdes nga pritjet në raport me Maqedoninë.
“Me RMV-në kemi çështje bilaterale të pazgjidhura dhe sipas Shkupit, ato çështje janë bilaterale dhe për ta nuk ka vend në kornizën negociuese, përkundrazi e drejta për vetpërcaktim është vlerë evropiane, është e drejtë njerëzore. Përmbushja e marrëveshjes në të cilën ka të drejta fondamentale njerëzore gjithashtu duhet të jetë pjesë e kornizës negociuese. Apeli im deri te ministrja Gençovska është që të mos harrojnë kornizën negociuese.”,- deklaroi ish-ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.
Gençovska: Qeveria ka rifilluar marrëdhëniet me Shkupin
Në raport me Maqedoninë e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë do të respektojë me përpikëri mandatin e Këshillit të Ministrave, deklaratën e Kuvendit Kombëtar dhe marrëveshjen ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, kështu u kundërpërgjigj ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska.
“Kolegët nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë do të vijnë këtu më datën 10 dhe 11 për të zhvilluar bisedime mes ekspertësh për pakon politike 1+4. Deri te Këshilli i Ministrave dorëzova projekt mandate “Ta mbrojmë” dhe ai nuk anon nga qëndrimet kornize ekzistuese, si deklarata e Asamblesë Kombëtare, e veçanërisht respektimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë.”,- tha ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska.
E pyetur për deklaratën e presidentit të shtetit, Rumen Radev, se vizita e kryeministrit në Shkup ishte e nxituar, Gençovska tha se është mendim i presidentit dhe nuk mund të komentojë. Megjithatë, ajo potencon se kanë rifilluar dhe vazhdojnë të përmirësojnë atë që është arritur, ka pozitivizëm në marrëdhënie dhe dialog të ndërsjellë.
SANIJE DURAKU
