Maqedoni

Spasovski: Së shpejti do të kemi “Një qytet të sigurt”

03.02.2022 15:25

Financimi konstruktiv për sistemin “Një qytet të sigurt” do të përfundojë së shpejti...

Financimi konstruktiv për sistemin “Një qytet të sigurt” do të përfundojë së shpejti. Ministri Spasovski informoi se ky është një projekt me të cilin përveç sigurisë publike, do të kontrollohet edhe trafiku. Realizimi i tij kërkon shumë para, por ministri është optimist se do të sigurohen.
 
“Sigurisht që do të kërkoj mbështetje nga ju, mediumet dhe qytetarët, për realizimin e këtij projekti, sepse do të jetë shumë i rëndësishëm, nuk do të kemi në asnjë rast selektivitet, do të jetë transparent dhe shpresoj se do të ndihmojë shumë në ngritjen e vetëdijes publike për kulturën e trafikut, përgjithësisht tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut.”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
Spasovski: Kontrollet e shtuara në trafik ulën aksidentet
 
Ministria e Brendshme përfundoi gjithashtu projektin e një sistemi regjistrimi me kamera mobile të vendosura në punonjësit e policisë që kontrollojnë qarkullimin në trafik. Me 593 pajisje me ndihmën e të cilave dokumentohen më lehtë shkelësit e ligjit dhe ngre cilësinë e veprimit policor. Projekti është një donacion amerikan me vlerë më shumë se një milion dollarë.
 
“Përdorimi i kamerave mobile ka ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet mes policisë rrugore dhe qytetarëve të ndaluar për kundërvajtje në trafik. Numri i ankesave të paraqitura ndaj punonjësve të policisë u zvogëlua ndjeshëm dhe anketa elektronike e kryer në vitin 2021 tregoi një nivel më të lartë të kënaqësisë nga të dyja palët – si oficerët e policisë ashtu edhe qytetarët.”,- theksoi ushtruesi i detyrës në Ambasadën amerikane në Maqedoninë e Veriut, Erik Mejer.
 
Ministria e Brendshme bën të ditur se numri i kontrolleve në komunikacion është rritur katër herë më shumë. Në vitin 2013 kishte 198 viktima në komunikacion, kurse vitin e kaluar në mbarë rrugët e vendin ka pasur 11 viktima.
 
SEDAT SELIMI