Ankesa për dhunë ndaj nxënësve, MASh: Ka filluar inspektimin në Sh. F. “Ljuben Lape”
Edhe në ditën e dytë të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, nxënësit bojkotuan vijimin e mësimit...

Edhe në ditën e dytë të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, nxënësit bojkotuan vijimin e mësimit në Shkollën Fillore “Ljuben Lape”, në komunën e Aerodromit.
Për shkak të revoltës së shkaktuar nga prindërit si rezultat i qëndrimit jo korrekt nga një mësues i lëndës së matematikës ndaj nxënësve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se inspektorët e arsimit sot kanë hyrë në Shkollën Fillore “Ljuben Lape” në komunën e Aerodromit.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se në bazë të ankesës së dorëzuar për punën e një mësuesi në shkollën e përmendur, sot do të bëhet inspektimi, pas së cilës do të ndajnë më shumë informacione për opinionin për rastin në fjalë. Prindërit e nxënësve të klasave të gjashta të kësaj shkolle pohojnë se mësuesi i ka poshtëruar, fyer dhe maltretuar psiqikisht nxënësit. Ata kërkojnë largimin nga puna të mësuesit, në të kundërtën nuk do të lejojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë.
