Maqedoni

UT përkujtoi Halilin, simbolin e rezistencës shqiptare

03.02.2022 17:50

Në Universitetin e Tetovës është mbajtur akademi përkujtimore për Rafi Halilin, simbolin e rezistencës shqiptare....

Në Universitetin e Tetovës është mbajtur akademi përkujtimore për Rafi Halilin, simbolin e rezistencës shqiptare. Në këtë akademi u fol për rëndësinë e figurës emblematike të Rafi Halilit, i cili u quajt edhe si mandela i shqiptarëve të Maqedonisë për shkak të vuajtjeve nëpër burgjet e ish sistemit komunist.
 
Në fjalë rasti iu drejtuan edhe disa nga bashkëveprimtarët e tij. Ata vlerësuan lart figurën e Rafi Halilit.  
 
Rafi Halil ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare në Tetovë.
 
VISAR SADIKI