Botë
Kosova heq masën për tre doza në kufi, miratohen nesër, të shtunën në fuqi
03.02.2022 18:07
Masat e deritanishme kufiyuese në Kosovë kanë dhënë rezultate prandaj Komiteti për menaxhimin e pandemisë ka propozuar zbutjen e tyre....

Masat e deritanishme kufiyuese në Kosovë kanë dhënë rezultate prandaj Komiteti për menaxhimin e pandemisë ka propozuar zbutjen e tyre.
Ky komitet i rekomandon qeverisë që të lejohet hyrja në kufi me dy doza të vaksinës, ora policore të shtyhet nga 12 00 deri në ora 5 të mëngjesit, ndërsa Gastronomia është propozuar që të punojë deri në ora 24:00.
Këto masa pritet të miratohen të premten nga qeveria e Kosovës.
“Ne kemi vendos, në bazë të masave që kemi pas deri më tani, se ato kanë tregu efekt të mirë, kështu që ne do t’i lehtësojmë shumicën prej masave. Hyrja në kufi do të jetë me 2 vaksina, nëse e ka vetëm një duhet të ketë test. Ne i kemi propozuar këto dhe qeveri ku natyrisht duhet ti aprovojnë. Në anën tjetër kjo e famshmja ora policore është shty deri në 24:00 dhe fitneset do të hapen, kështu që ka shumë masa lehtësuese.”, tha ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi
