Maqedoni

Aeroporti i Shkupit, sekuestrohen mbi një ton lëndë narkotike

03.02.2022 18:23

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në Aeroportin e Shkupit është kapur sasi e madhe e substancave për prodhimin e drogës në vlerë të 50 milionë eurove....

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në Aeroportin e Shkupit është kapur sasi e madhe e substancave për prodhimin e drogës në vlerë të 50 milionë eurove. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se pararendësi e kanë blerë shtetas të Maqedonisë nga shtetas kinez dhe ka mbërritur në Maqedoni përmes Turqisë, për të përfunduar në vendet e Bashkimit Evropian, për prodhim të drogave sintetike amfetaminë dhe meta amfetaminë.
 
“Vlerësimi fillestar është se amfetamina me vlerë mbi 50 milionë euro duhet të ishte prodhuar nga sasia e prokuruar e pararendësit. Në aksion janë privuar nga liria dy persona si pjesë e grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar, ndërsa po merren masa dhe aktivitete për arrestimin e personave të tjerë. Ky aksion dëshmon edhe një herë përkushtimin e MPB-së për luftimin e trafikut me narkotikë, ku po shënojmë rezultate të shkëlqyera dhe me të njëjtin intensitet të përkushtimit do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Spasovski.