Maqedoni

2.000 denarë i falsifikuar qarkullon në Maqedoni

03.02.2022 18:44

Banka Popullore e RMV-së informon se ka vërejtur qarkullim të bankënotës prej dy mijë denarëve të falsifikuar....

Banka Popullore e RMV-së informon se ka vërejtur qarkullim të bankënotës prej dy mijë denarëve të falsifikuar.
 
Nga Banka kanë treguar edhe mënyrën se si të mbrohen qytetarët dhe të mos mashtrohen. Ata thonë se falsifikimi që qarkullon në shtet është përpunuar nga letër e thjeshtë, e cila gjatë prekjes dallon nga trashësia, fortësia dhe elasticiteti, në krahasim me letrën origjinale që përpunohet kjo bankënotë. Përveç kësaj, kartëmonedhat origjinale përmbajnë elemente mbrojtëse shumë të sofistikuara, sipas të cilave qytetarët mund të dallojnë dhe njohin origjinalitetin e tyre.
 
Nga Banka Popullore më tej thonë se nëse hasni në kartëmonedha të tilla, duhet të drejtoheni te bankat ose te Ministria e Punëve të Brendshme, prej ku ata më pas do të veprojnë sipas kompetencave të tyre.