Maqedoni

Covid 19, 20 fatalitete, 1715 raste të reja në 24 orë

03.02.2022 19:26

Nga 4.811 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1.715 raste të reja

Nga 4.811 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan  1.715 raste të reja, 240 prej tyre ri-infektime, 1 po e kalon virusin për të dytën herë.  Më shumë se gjysma, apo 882 janë në Shkup,  qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste. 
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 persona të vdekur. Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 4 persona me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, që realisht kanë humbur jetën nga 26 janar deri më 2 shkurt. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve,  9 persona ishin të vaksinuar plotësisht, ndërsa tek 20 janë regjistruar kormobiditete. 
 
Të shëruarit në këto 24 orë janë 2.057, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 1. 276 janë në Shkup. Në vend  ka aktualisht  13.962 raste aktive.