Botë

Shtatë humbje jete nga Covid 19, ulet numri i rasteve aktive në Shqipëri

03.02.2022 20:18

Shtatë qytetarë të infektuar me Covid 19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të funditnë Shqipëri, ndërkohë që janë shënuar 1001 infektime të reja....

Shtatë qytetarë të infektuar me Covid 19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të funditnë Shqipëri, ndërkohë që janë shënuar 1001 infektime të reja.
 
Viktimat janë dy qytetarë nga Vlora 55 dhe 82 vjeç, një qytetar nga Shkodra 66 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 66-93 vjeç.
 
Sipas buletinit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, nga 3.956 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 394 persona në Tiranë, 57 në Krujë, 54 në Fier, 53 në Vlorë, 45 në Berat, 39 në Lushnjë, 35 në Durrës, 30 në Sarandë, 27 në Shkodër, 25 në Gjirokastër, 24 në Elbasan, 18 në Kamëz, 17 në Kuçovë, 16 në Lezhë, 13 në Tepelenë, 10 në Kurbin, Mallakastër, 9 në Gramsh, 8 në Vorë, Peqin, 7 në Vau i Dejës, Patos, Divjakë, Devoll, Dimal, 6 në Selenicë, Përmet, 5 në Himarë, Delvinë, Korçë, 4 në Tropojë, Memaliaj, Poliçan, 3 në Kukës, Pogradec, Cërrik, Prrenjas, 2 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Mirditë, Kavajë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Rroskovec, Konispol, Libohovë, Dropull, Maliq, Skrapar, Belsh, Librazhd.
 
Aktualisht janë 16.427 pacientë aktivë me Covid, shifër që ka ardhur në ulje gjatë ditëve të fundit, teksa janë negativizuar 1.803 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 242.445 që nga fillimi i epidemisë.
 
Në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
 
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
 
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti Covid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid 19.