Obama shënon fundin e luftës në Afganistan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka shënuar fundin e luftës në Afganistan, duke nderuar ushtrinë amerikane në ditën e “Krishtlindjeve”....

Në një bazë të trupave të marinës në Havai, Obama ka vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e trupave.
“Ky është një vit i rëndësishëm. Ne kemi qenë në luftë të vazhdueshme për më shumë se 13 vjet. Dhe javën e ardhshme do të përfundojmë misionin luftarak në Afganistan. Për shkak të shërbimit të jashtëzakonshëm të burrave dhe grave në forcat e armatosura të SHBA-së, Afganistani ka shansin të rindërtojë vendin e tij. Ne jemi më të sigurt. Ai nuk do të jetë burim i sulmeve terroriste përsëri”- ka thënë Obama.
Pas fundit të këtij viti, në Afganistan do të mbeten rreth 13,500 trupa ndërkombëtare, me qëllim të trajnimit të forcave lokale.
