Drejtësi për rastin “Alfa”, marsh protestues për Rexhail Qerimin
Sot në Shkup do të organizohet marsh protestues...

Sot në Shkup do të organizohet marsh protestues për tashmë të ndjerin Rexhail Qerimi i cili akuzohej në rastin “Alfa”. Protesta do të fillojë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup dhe pritet të përfundojë para zyrës së Bashkimit Evropian.
Organizatorët kanë njoftuar se marshi do të nisë në ora 13:30, me mbledhjen e qytetarëve në sheshin Skënderbeu, prej ku edhe do të fillojë marshi në nderë të Rexhail Qerimit.
“Përmes këtij marshi do të kërkohet hetim ndërkombëtar në zyrat e BE-së për vdekjen sic thuhet të dyshimtë”, ka thënë vllai i tashmë të ndjerit.
Ai fton të gjithë shqiptarët që t’i bashkëngjiten protestës për të kërkuar hetime ndërkombëtare edhe për të gjitha rastet tjera të montuara politike.
