Pekini hap Lojërat Olimpike Dimërore
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore...

Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore do të bëhet sot në Stadiumin Kombëtar të Pekinit, ndërsa transmetimi idrejtpërdrejtë i kësaj ceremonie si dhe aktiviteteve të ndryshme sportive në Pekin, do të behet edhe përmes programeve sportive në kuadër të TVM2.
Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Gjermania, Australia dhe shtete tjera, do të bojkotojnë hapjen e këtyre Lojërave për shkak të trajtimit që u bën Kina ujgurëve dhe grupeve tjera myslimane në Provincën Ksinjiang.
Në ceremoninë, presidenti kinez, Xi Jinping do të jetë nikoqir i rreth 20 liderëve botërorë, duke përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, shteti i të cilit ka dënuar bojkotin diplomatik dhe tentimet për “politizim të sportit”, si dhe shumë liderëve dhe figurave të rëndësishme botërore, ndërsa për shkaqe të pandemisë pritet që numri i spektatorëve të mos jetë shumë i madh.
Pekini bëhet qyteti i parë nikoqir i Lojërave Olimpike Verore dhe atyre Dimërore. Zgjedhja e Pekinit për të organizuar këto Lojëra është kritikuar për shkak të mungesës së borës natyrale.
Ngjarjet në ambient të jashtëm do të mbahen të gjitha pothuajse në borë artificiale. Pavarësisht situatës me koronavirus, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka dërguar mesazh pozitiv pak para hapjes së ceremonisë.
“Kina është tani komb i sportit dimëror”, “Ne po shkruajmë së bashku një kapitull të ri të sportit”, ka thënë ai.
