Turqia dhe Irani bashkë kundër IS-it

26.12.2014 12:33

Iraku dhe Turqia janë zotuar se do të punojnë drejt një bashkëpunimi më të madh ushtarak në luftën kundër militantëve të “Shtetit Islamik” (IS)....

Turqia është e gatshme të punojë me Irakun, për të zgjeruar ndihmën e saj ushtarake, ka thënë të enjten kryeministri turk, Ahmet Davutoglu. Ai i ka bërë këto komente në Ankara, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin irakian, Haider al-Abadi.

Ky i fundit ka thënë se dy palët kanë biseduar për tregtinë, shkëmbimin e inteligjencës dhe dërgimin e armëve për forcat që luftojnë militantët e “Shtetit Islamik”.

Turqia ka nisur trajnimin e forcave kurde “Peshmerga” muajin e kaluar. Autoritetet turke, po ashtu kanë lejuar 150 luftëtarë “Peshmerga” të hyjnë në Siri nga territori turk. Megjithatë, Ankaraja nuk i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili po kryen sulme ajrore kundër militantëve në Siri dhe Irak.