Qëndrimet identike të Shkupit dhe Sofjes

04.02.2022 13:08

Shkupi dhe Sofja dolën me qëndrim identik....

Shkupi dhe Sofja dolën me qëndrim identik, sa i përket kontestit dhe rregullimin e raporteve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. 

Ministria e jashtme e vendit dhe ajo e Bullgarisë pasditën e djeshme kanë shkruar se pikëpamjet e shprehura nga anëtarët e komisionit historik nuk duhet të interpretohen si qëndrime shtetërore.

Dy qeveritë  u bëjnë thirrje të gjithë faktorëve, përfshirë anëtarët e Komisionit për Çështjet Historike, të ruajnë dinamikën tashmë të rënë dakord të aktiviteteve, e cila i përgjigjet intensitetit të ri të intensifikimit të komunikimi mes dy shteteve. Njoftimet pasuan, pas daljes së fundit publike të përfaqësuesve të komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore.

“Duam të potencojmë se puna e Komisionit është pjesë integrale e zbatimit të Marrëveshjes së Miqësisë 2017. Në përputhje me iniciativën e fundit të dy vendeve, të konfirmuar në seancën e përbashkët të dy qeverive, për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, mirëpresim vendimin e dy bashkëkryesuesve për intensifikimin e punës së Komisionit, në për të kapërcyer dallimet.çështjet më të ndjeshme. E kuptojmë nevojën që anëtarët e komisionit, veçanërisht bashkëkryetarët, të paraqesin publikisht qëndrimet dhe opinionet e tyre, por ato nuk duhet të interpretohen si qëndrime shtetërore dhe as si pjesë e pikëpamjeve politike të dy qeverive”, thuhet në deklaratën e MPJ-së .

Qëndrimet e historianëve, s’janë qëndrime shtetërore

Dy ministritë kanë theksuar se puna e komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore është një element i rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Miqësisë të vitit 2017.

Deklaratave i ka paraprirë një bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm Bujar Osmani dhe Teodora Gencovska, ku janë diskutuar qëndrimet për rëndësinë e zbatimit të qëllimeve të përcaktuara në seancën e përbashkët të dy qeverive, në interes të ruajtjes së vullnetit të krijuar për ndërtimin e miqësisë dhe besimit të ndërsjellë. (Merita Gashi, TVM2)